of New York and New Jersey

All Events

Back to All Events

Eid Al-Adha, “Feast of Sacrifice”


1325 Albemarle Road                                                                      43 Monroe Street

Brooklyn, New York 11226                                                  Garfield, New Jersey 07026

(718) 282-0358                                                                                     (973) 546-4095

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

“ Ne, vertet, te dhame ty shume te mira. Andaj,ti falu dhe prej Kurban per hire te Zotit tend !  Qe s’ka dyshim se urrejtesi yt eshte faresosur » (El-Kevther,1-3).

Te nderuar vellezer dhe motra :  Jemi ne prage te festes se Kurban Bajramit,qekete vite e kremtojme me date: 1 Shtatore, (e Xhuma), 2017.

Sabahut falet në ora:  6:10 am.              Bajramit falet në ora: 7 : 30 am .

Ne diten e 10-te te muajit Dhul-Hixhe sipas kalendarit Islam, muslimanetne tere rruzullin tokesoree kremtojne Kurban Bajramin, festen e adhurimit, perkushtimit dhe veteflijimit per Allahun xh.sh. Kjo feste eshte simbol i sakrifices se Ibrahimit a.s dhe Sunnetit te Muhamedit a.s dhe zakonisht kremtohet me sakrifikimin e deleve, gjedheve ose deveve Kurbanper hire te Allahut xh.sh dhe ndarjen e mishit familjes, fqinjeve dhe nevojtareve. Duke marre parasysh kete obligim madhore, Ju inkurajojme qe Kurbanin ta therrni vete, (nese nuk e keni kete mundesi atehere opcion tjeter  eshte qe ti dergoni shumen financiare ne qender sa me shpejte qe eshte e mundur per ta permbushur kete obligim te Zotit.xh.sh.( Kurbanet e qendres si zakonisht theren ne atdheun tone).

                   Vlera e nje Kurbani : 150 $                           Antarsia per vitin 2017: 200 $

            Te nderuar vellezer dhe motradeshirojme qe me gezimin e Bajramitt’ju perkujtojme dispozitat,edukaten dhe Synetet e Bajramit.

1.     Agjërimi i 10 ditëve te Dhul-hixhes, apo disa prej tyre e veçanërisht dita e Arafatit(e Shtune). Resulull-llahu a.s. ka thënë: "Për agjërimin e ditës së Arafatit shpresoj se All-llahu i falë mëkatet e vitit të kaluar dhe vitit të ardhshëm". Zgjimi heret per faljen enamazit te Sabahut dhe Bajramit ( burrat, grate, femijte dhe pleqte). Pastrimi ( Gusli) para se     te       dalim per namaz , veshja me tesha me te bukura, parfumosja. Eshtë sunnet që ditën e Bajramit mos të hahet gjë derisa të kthehesh prej xhamisë, sepse kështu vepronteResulull-llahu a.s .

2.     Tekbiret nga Dita e Arifese gjer ne diten e 4 te Bajramit si vijon : All-llahu EkberAll-llahu Ekber La ilahe- ila AllahAll-llahu EkberAll-llahu Ekberve lilahi el-hamd.

3.     Prerja e Kurbanit ditëve të Bajramit. Transmetohet se Resulull-llahu a.s ka prerë dy kurbana ditën e Bajramit me dorë të tij, duke thënë: Bismil-lah - All-llahu Ekber.

      Së fundi: Mos harro besimatrei dashur musliman(e) të kujdesesh për punë te mira, të vizitosh farefisin, t'i ikish urrejtjes dhe xhelozisë, ta pastrosh zemrën tënde dhe të kujdesesh për të ngratit, të varferit dhe jetimat, të mundohesh me mish e me shpirt që në zemrat e tyre të futish gëzimin.

E lusim All-llahun xh.sh të na inspirojë në veprimin e gjërave të cilat i don dhe është i kënaqur me to, të na forcojë në fenë tonë, të na bëjë prej atyre që bëjnë gara në punë të mira dhe e lusim që punët tona të jenë të qëlluara sipas sunnetit të Resulull-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem dhe të sinqerta,vetëm për arritjen e kënaqësisë së All-llahut subhanehu ue teala.  Amin

Ju deshirojm dite te hareshme festive ,dhe ju mirepresim ne mengjesin e Bajramit qe bashkarisht ti drejtohemi Allahut Fuqiploteme lutje per paqe, lumturi dhe harmoni ne familje, komunitet dhe mbare rruzullin toksore.  Keshilli Ekzekutiv dhe Imamete Qendres Islame- NY &NJ

 In the name of Allah, Most Gracious, Most Merciful!

Indeed, We have granted you, [O Muhammad], al-Kawthar. So pray to your Lord and sacrifice [to Him alone]. Indeed, your enemy is the one cut off.( Al-Kewther, 1-3)

Dear Brothers and Sisters: This year we celebrate EidAl-Adha, “ Feast of Sacrifice ” (Kurban Bajram)  on September /01/ 2017.(Friday), beginning with a prayer at 7:30 am at our Mosques in Brooklyn NY and Garfield NJ.      This holiday represents a significant test of man's faith inAlmighty God as was demonstrated by the prophet Ibrahim a.swhere he was prepared to sacrifice his son Ismail a.s, when directed by AlmightyGod, to demonstrate his faith to the Tawheed of   Allah subhanehu we te ala. On the 10th day of the last month of the Islamic calendar, Muslims around the world celebrate this occasion of commitment, obedience and self-sacrifice to Allah subhanehu we te ala. This feast is a symbol of Ibrahim’s a.s sacrifice and is usually celebrated by the sacrifice of a sheep (Kurban) where the meat is shared with family, neighbors, and the needy.

Value of one Qurban: $ 150                     Membership for 2017: $ 200

Bajram’s Program:  6: 10 am Fajr Prayer- 7:30 am Bajram Prayer

 We wish you all a happy and healthy “Kurban Bajram” and look forward to seeing you along with your family at our Mosques, joined in prayer before the Almighty God, Allah.

Es SelamuAlejkum Executive Board and Imamsof AAIC ofNY& NJ

Disa Rregulla në Lidhje me Kurbanin:

             Fjala Kurban vjen nga fjala Kuranore - ‘kurb’, që do të thotë “afrim”, sepse kurbani theret me (nijet) qëllim afrimin tek Allahu xh.sh. Kurban: është emri i kafshës e cila theret nga kafshët e buta, si deveja, lopa dhe të imtat (delet dhe dhitë), ditën e Kurban Bajramit pas namazit të bajramit dhe vijon edhe tre ditë tjera që quhen ditët të Teshrikut. Deveja dhe lopa mund të bëhet kurban për shtatë persona kurse kafshët e tjera vlejnë vetëm për një person dhe familjen e tij.

Ligjërimi i therjes kurbanit - Allahu ka thënë: ““Falu (vetëm) për Zotin tënd dhe therr   kurban!” (El Keuther: 2) .“Për çdo popull, Ne kemi caktuar një ritual, që ata të përmendin emrin e Allahut gjatë flijimit të kafshëve, që Ai ua ka dhuruar për ushqim. Zoti juaj është një Zot i vetëm, prandaj vetëm Atij përuluni. Dhe jepu lajme të mira atyre që janë të përulur.” (El Haxh: 34)“Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Atij”. (Enam 162-163)

   Urtësia e therjes së kurbanit:    * Përmendja e Allahut dhe njësimi i tij. Sepse muslimani që ther një kurban apo edhe çdo kafshë tjetër e ka detyrë që të përmendë Allahun duke thënë Bismil-lah.

    * Falënderimi i Allahut për këto begati që na ka dhuruar :“Kështu pra, Ne i kemi vënë ato në shërbimin tuaj, që ju të jeni mirënjohës.” (El Haxh: 36).* Bamirësia ndaj njerëzve, veçanërisht ndaj të varfëve dhe njerëzve në nevojë në këto ditë të begata. Për këtë Allahu ka thënë:“Hani nga ato (mishin) dhe ushqeni nevojtarin e varfër!”(ElHaxh: 28)

    * Ringjallja e traditës së profetit Ibrahim a.s., birit të tij Ismailit dhe Muhamedit a.s.

Koha e therjes së kurbanit: Kurbani theret pas faljes së namazit të Bajramit dhe ka afat edhe tri ditë më pas. 

            Forma e therjes: Kur të theret kurbani, kthehet nga Qabja - kibla, thuhet: “Bismil-lah, Allahu Ekber” dhe thuhet: “O Zot ky kurban është për mua dhe familjen time”, siç është edhe tradita profetike.

Kushtet që duhet të plotësojë kafsha që do të theret për kurban:

1.     Së pari duhet të arrijë moshën e kërkuar; delja duhet të plotësojë 6 muaj e lart, dhia një vit e lart, lopa dy vjet e sipër dhe deveja 5 vjet e lart. Në këtë mes janë të njëjte si kafsha mashkull apo femër pa dallim mes tyre.

2.     Duhet të jetë pa mangësi trupore, siç është kafsha e sëmurë, kafsha qorre, ajo që çalon shumë, dhe ajo që është e pavetëdijshme për shkak të dobësisë së saj. Muslimani duhet të zgjedhë kafshën më të mire, sepse Allahu nuk pranon vetëm se të mirën. Ashtu siç përzgjedh dhuratën më të mirë për njeriun apo mikune dashur, atëherë bëj adhurimin më të mirë për Zotin tënd.

Ndarja e Mishit:    Pëlqehet që kurbani të pjesëtohet në tre pjesë; një pjesë e jep sadaka tek të varfrit, një pjesë  e dhuron tek të afërmit, miqtë dhe fqinjet dhe një pjesë e mban për veten dhe familjen e tij. Dhurata mund të bëhet edhe ndaj jomuslimanit, sidomos kur mendon se afrohet nga islami.

Allahu.xh.shipranofte ibadet tona.

Earlier Event: July 9
AAIC Family Picnic
Later Event: May 12
Youth/Family Lecture